Telegrafi

Nuk mund të ndalej duke u kollitur derisa po tentonte të fliste në Parlament, politikani australian i nënshtrohet testit të COVID-19

Polikani australian dhe njëherit kreu i Thesarit të vendit, Josh Frydenberg, i është nënshtruar testit të COVID-19 pasi që nuk kishte mundur të marrë frymë për pak sekonda nga një kollë e fortë që e kishte pushtuar, derisa po fliste para deputetëve në Parlament.

Frydenberg po raportonte në Parlament për gjendjen ekonomike të vendit si dhe projeksionet për rënien e GDPS-së, prej 10 për qind deri në fund të qershorit, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse u mundua të këndellet duke pirë pak ujë, pa sukses. Kollitja vazhdoi ta pengojë duke e detyruar kështu të shkurtojë fjalimin e tij.

E në fund me një dozë humori u është drejtuar deputetëve tjerë në sallë, duke thënë se “ishte fjalimi i tij më i gjatë”.

Pa kaluar shumë kohë edhe zyrtarisht është konfirmuar se nga frika se mund të jetë prekur nga coronavirusi, i është nënshtruar testin duke u vetëizoluar deri sa të dalin rezultatet. /Telegrafi/