Demonstratat në SHBA kundër dhunës policore kanë vërshuar këtë vit pas vdekjes së George Floyd, Breonna Taylor, Tamir Rice, Eric Garner, dhe ditëve të fundit pas plagosjes së Jacob Blake.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, afro-amerikani Blake ishte qëlluar shtatë herë nga një oficer policie në Kenosha, dhe pasi i mbijetoi plagëve filloi të tregojë historinë e tij.
“Jo vetëm jeta e juaj por edhe këmbët dhe trupi mund të merren para syve tuaj ngjashëm sikurse në rastin tim”, u shpreh Blake nga shtrati i tij në spital.
Në video, ai flet publikisht për herë të parë për atë që i ndodhi javë më parë, ndërkaq familja e tij pohon se i njëjti është paralizuar nga beli e poshtë.
Words from brother who can’t be silent Mr Jacob Blake pic.twitter.com/cc6pEdlvRQ
— Our Lives Matter! (@GHOGM) September 5, 2020
“Çdo ditë kam dhimbje”, rrëfen afro-amerikani.
“Nuk mund të marrë frymë lirshëm; nuk mund të fle nga dhimbja dhe as nuk mund të ushqehem nga lëndimet”, tha Blake. /Telegrafi/