Ihsan dhe Mumtaz ishin gjithmonë aty. Të ulur në tribuna, në të njëjtin vend, të dy bashkë. Duke bërë tifo, duke u gëzuar dhe duke vuajtur me klubin e tyre të zemrës, Fenerbahce.
Ata ishin dy tifozë pakushte dhe të paharruar. Me vite të tëra nuk e kishin humbur asnjë ndeshje, aq sa ishin bërë pjesë e pandashme e klubit.
Dhe tash kur nuk janë më, gjiganti turk u ka bërë një nderim emocional. Mumtaz ndërroi jetë para një viti, ndërsa gruaja e tij e vazhdoi traditën.
Ihsan vazhdonte të ishte e pranishme në stadiumin Sukru Saraçoglu në secilën ndeshje të ekipit të saj të zemrës deri në fillim të këtij muaji, kur edhe ajo ndërroi jetë.
Fenerbahce mbeti ‘jetim’ duke humbur një pjesë të historisë së vet. Dy nga tifozët më besnikë nuk janë më. Megjithatë, kujtimi për Ihsan dhe Mumtaz do të ekzistojë përgjithmonë.
Për t’i nderuar në mënyrën më të mirë, klubi turk i ka vendosur imazhet e tyre në tribunat e stadiumit gjatë një ndeshjeje të skuadrës, për të kujtuar dy tifozët e paharruar.
“Është përvjetori i vdekjes së Mumtaz. Ndërsa së fundmi e kemi humbur edhe gruan e tij të dashur, Ihsan. Do t’i nderojmë, sepse ata janë një shembull për ne dhe kurrë nuk na lanë vetëm”, ka thënë futbollisti Omer Faruk Beyaz. /Telegrafi/
İhsan Teyzemiz ve Mümtaz Amcamız her maç olduğu gibi yarın da bizimle olacak. 🙏
Kalbimizdesiniz, sizi unutmayacağız. pic.twitter.com/iWgtvsgQhN
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) December 11, 2020