Në Kosovë, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut thonë se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e drejtësisë në lidhje me krimet e luftës.
Rrjedhimisht, kjo, sipas tyre, ka penguar edhe procesin e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ata thonë se 17 vjet pas përfundimit të luftës që shkaktoi mbi 10 mijë të vrarë, vetëm 56 vetë janë dënuar për krime lufte nga gjykatat në Serbi, Kosovë dhe në Hagë, raporton VoA.