Telegrafi

Nuk mund të ketë kurrfarë ngrirje të procesit

Propozimi i kryenegociatorit ndërkombëtar Martti Ahtisaari, tha Çeku, nuk mund të hapet për diskutim dhe tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme. Ai shtoi se asnjë nga këto parime nuk zëvendësohet nga dokumenti 14 pikësh i Treshes së Grupit të Kontaktit, që sipas tij ka të bëjë me çështjet pas zgjidhjes së statusit të Kosovës. Çeku shtoi se Prishtina i ka disa vërejtje për këtë dokument, të cilat kanë të bëjnë me qartësinë e tij.

Raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit pritet të mbahet të hënën me pesë nëntor në Vjenë. Kësaj radhe pritet që takimi të zhvillohet në nivelin më të lartë politikë.

Ndërmjetësuesit e Grupit të Kontaktit thonë se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur një marrëveshje ndërmjet palëve, ndonëse ka pak mundësi që kjo të ndodhë deri në fund të procesit shtesë të negociatave që pritet të përmbyllet me 10 dhjetor. /VoA/