Site icon Telegrafi

Nuk mund të jetë më ekstrem! Laboratori Piramida është ndërtuar në malin Everest dhe në të tani ‘jeton’ vetëm një person

Nëse do të kishte një listë të “laboratorëve më ekstremë në botë”, besojmë se Piramida do të ishte në krye.

Për më shumë se 30 vjet, në këtë objekt janë kryer kërkime shkencore për atmosferën, ndryshimet klimatike, ndotjen dhe hidrologjinë ndërsa sot në të jeton vetëm një person.

A e përmendëm se ndodhet në mbi 5000 metra mbi nivelin e detit, pranë kampit bazë të malit Everest?

Jo shumë kohë pasi u transportua në Everest, Piramida u konsiderua si një objekt shkencor jetik për ndryshimin e klimës dhe kërkimin e biodiversitetit.

https://www.youtube.com/watch?v=FzouHAhJx-c

Laboratori i sofistikuar priti 520 misione dhe ishte i ndërtuar prej xhami, alumini dhe çeliku.

Ka tre kate dhe është i pajisur me internet, telekomunikacion dhe është krejtësisht i pavarur.

Kampi bazë i malit Everest ndodhet në një lartësi prej 5364 metrash dhe është pikënisja për alpinistët që shkojnë në majën më të lartë në botë.

Megjithatë, ndërtesa sot është në një gjendje të keqe dhe pasi qeveria italiane vendosi të ulë buxhetin e saj në vitin 2014.

Laboratori nuk ishte në gjendje të gjente një burim alternativ financimi, kështu që misionet e shumta u pezulluan, raporton thesun.

U larguan edhe shkencëtarët, pra stafi që mbante Piramidën, ndaj sot aty ‘banon’ vetëm një person, menaxheri Kaji Bista.

Ana jugore e ndërtesës përmban një njësi banimi të pavarur, ndërsa në katin e parë ndodhet një restorant dhe magazinë, së bashku me një laborator.

Në katin e dytë ka edhe tre laboratorë të mesëm, ndërsa në katin e tretë ka dhoma për përpunimin e të dhënave dhe telekomunikacionit.

Kaji Bista shprehet se me kalimin e kohës shumë aparatura laboratorike janë bërë të padobishme.

“Nuk kemi mundur të zëvendësojmë filtrat e monitorimit të ndotjes. Dhe nuk kishte asnjë pikë për të mbledhur mostra, sepse ne nuk mund t’i ruanim ose t’i dërgonim për analiza të mëtejshme”, zbuloi menaxheri. /Telegrafi/

Exit mobile version