Telegrafi

“Nuk mund të ishte këtu, por meriton duartrokitje”, lojtari është zhdukur nga festat e Realit (Foto)

Pas fitores në finale të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka përanditur një festë të madhe në Santiago Bernabeu.

Në mesin e fushës ishte përgatitur një skenë e madhe dhe prezantuesi i skuadrës thërriste një nga një lojtarët e skuadrës së parë, të cilët përcilleshin me duartrokitje.

Lexo po ashtu U komentua shumë imazhi në formë zemre i Realit, por tashmë zbulohet fjalimi motivues i Zidane para finales (Video)

Por, nga 24 mungonte vetëm një dhe ai është Fabio Coentrao. Prezantuesi tha se lojtari nuk mundi të ishte i pranishëm, por se meriton duartrokitje.

Portugezi ishte në Cardiff, edhe pse nuk ishte në listën e lojtarëve, por që nga atëherë nuk është parë.

Lexo po ashtu Imahze lamturmiëse - James nuk feston në zhveshtore largohet para kohe (Video)

Contrao ka munguar në pritjen në Komunën e Madridit, në festen në Cibeles dhe tani në Bernabeu.

Arsye pritet të mësohet shumë shpjet, por një gjë është e sigurt lojtari do largohet gjatë verës nga Los Blancos. /Telegrafi/

Momenti kur u thirr emri i Contraos dhe në skenë u shfaq numri dhe emri i tij