Historiani Naim Flamuri ka thënë se nuk mund të hidhet poshtë fakti që futbollisti Lionel Messi është me origjinë arbëreshe.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Flamuri nënvizoi se dokumentet janë dhe se duhet të kryer një hulumtim në lidhje me këtë.
“Kemi dokumente, duhet të ketë një studim të mirëfilltë, dokumentet janë aty, janë shumë të lexueshme. Janë bërë studime të emigrimeve, nuk ka përkatësisht për një familje apo për tjetër familje, për shembull që të futet vetëm në origjinën e familjes së Messit.
Po të kemi këto dituri, mund ta gjejmë shumë lehtë, dokumentet janë, të gjitha janë të shkruara”, theksoi ai.
Sipas historianit, familja e babait të Lionel Messit, Angelo Messi, ka emigruar në vitin 1883 nga vendbanimi Arbëresh Porto Recanati për në Argjentinë.
Angelo Messi vinte nga ana e babait nga familja Meksi, që me origjinë ishin nga Gjirokastra, por të emigruar në Itali.