Site icon Telegrafi

Nuk mund të harrohen aq lehtë golat e tij – Liverpooli me urim special për Shaqirin me rastin e ditëlindjes

Xherdan Shaqiri është duke e festuar sot (e diele) ditëlindjen e 30-të, derisa ka pranuar urime të shumta.

Përveç bashkëlojtarëve të tij te Zvicra dhe te Lyoni, anësori shqiptar ka pranuar një urime tejet të madh.

Ai erdhi nga ish-skuadra e tij, Liverpooli – që përmes rrjeteve sociale e uroi Shaqirin për 30 vjetorin e lindjes.

“Një shfaqje në Anfield që nuk mund të harrohet kurrë. Festime për djaloshin e ditëlindjes”, ka shkruar klubi anglez në faqet e tyre në internet.

Kujtojmë se Shaqiri qëndroi për tre vite te Liverpooli, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, para se t’i bashkohej Lyonit në këtë verë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version