Manchester Unitedi e ka nisur me humbje edicionin e ri në Ligën e Kampionëve duke pësuar me rezultat 2-1 në udhëtim te Young Boys.
Cristiano Ronaldo u rikthye duke debutuar me gol për Djajtë e Kuq, mirëpo vendasit e përmbysën rezultatin, duke qenë se mysafirët luajtën me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të ndeshjes.
Protagonisti kryesor i takimit ishte pikërisht superylli portugez, të cilin në minutën e 72-të, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi ta zëvendësonte duke nxitur debat ndër analistët e sportit dhe te tifozët në rrjetet sociale, të cilët e kundërshtuan këtë vendim.
As 36-vjeçarit nuk i pëlqeu aspak zëvendësimi, ashtu që nuk mund të qëndronte në bankën rezervë saqë u çua dhe filloi ta bënte rolin e trajnerit te skuadra e tij e re.
“Nuk ishte rezultati që e deshëm, por tash është koha të rikuperohemi mirë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e radhës!”, ka shkruar CR7 në një postim në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballlForAll/status/1437845969132036102