Site icon Telegrafi

”Nuk mund të bisedohet për këtë vit se ka mjaltë në Maqedoni”

Bletarët nga Koçani të cilët të parët i kanë marrë subvencionet për familjet e bletëve, thonë se ky vit ka qenë vit i dështuar për bletarët dhe se për mjaltë as që mund të bisedohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i komunitetit bletar ‘Matica’ nga Koçani, Dragan Kolev shpreson se bletarët nuk do ta pranojnë masën-rritje të çmimit dhe se mjalta përsëri do të shitet 300 deri 350 denarë për kilogram.

”Ky vit është më i keqi prej se kur punojnë bletarët, katastrofale, sepse së pari, kemi pasur një dimër të ashpër me temperatura të ulëta, kanë pësuar 50% e bletave, pastaj kemi pasur verë të thatë, tani verë të thatë. Është i rrallë ai i cili përgëzon se do të ketë mjaltë. Për mjaltë nuk mund të flitet këtë vit”, deklaroi Kolev.

Sipas informacioneve të bletarëve, ai shtoi, e njëjta gjendje edhe në Maqedoninë Perëndimore, madje edhe më keq, njofton AIM.

Kolev bëri thirrje që të vazhdojë pagesa e subvencioneve, sepse çdoherë e më shumë zvogëlohet numri i bletarëve dhe bujqve. /Telegrafi/

Exit mobile version