Site icon Telegrafi

Nuk mund ta vazhdojë shkollimin sepse ka fobi nga shkolla

Psikologu dhe mjeku që kanë kontrolluar djaloshin 16 vjeçar, thonë se ai ndihet në situatë të vështirë derisa qëndron i ulur në orët e mësimit.

Gjykata për kundërvajtje dënoi prindërit me tre muaj burg dhe dënim prej 3000 paundësh. Megjithatë, ata u liruan nga akuza, ndërsa më vonë gjykata vërtetoi se i tërë rasti është diskriminim ndaj fëmijës.

Pas tërë procesit gjyqësor, babai i fëmijës i cili është edhe drejtor i shkollës ku vazhdon mësimin djali i tij tha: “Me siguri do të marrim një vendim për t’ia ndryshuar shkollën, por edhe mënyrën se si njerëzit sillen ndaj tij. Djali im ka nevojë për ndihmë, ndërsa institucionet në vend se të më ndihmojnë, vetëm sa ma kanë vështirësuar jetën”.

Djaloshi që ka fobi nga shkolla, nuk pranon të largohet nga shtëpia, dhe sa herë vjen në shkollë atë e mbërthen paniku, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version