Ne tashmë po shohim nuancën efektive në pasarela mode dhe do të jetë kudo
Një nga problemet e shpeshta që hasim kur bëhet fjalë për blerjet është se blejmë diçka për një rast të caktuar dhe nuk i bartim më kurrë.
Edhe pse ekziston një listë me stile të ndryshme këpucësh, sot duam të flasim për një prej tyre – takat e arta.
Mbase nuk mendoni se këpucët ngjyrë metalike janë praktike, sepse nuancat neutrale si e bardha, e zeza dhe bezha janë zakonisht ato që na vijnë në mendje kur mendojmë për këpucë të gjithanshme,transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në bazë të hulumtimit tonë, takat e arta janë këpucë trendi të cilat dominojnë në pasarelat e modës të markave të mëdha për vitin 2023 – shikoni vetëm Bottega Veneta-n ose koleksioni i Tom Ford pranverë/verë.
Për t’jua vërtetuar këtë, ne kemi mbledhur një sërë veshjesh që përfshijnë taka ari. Më poshtë, frymëzohuni nga dukjet e vajzave nga lista dhe shikoni më poshtë ofertën në dyqanet e larta.
/Telegrafi/