Telegrafi

Nuk mund ta kaloni perin fillin në vrimën e gjilpërës? Me ndihmën e këtij truku, kjo gjë nuk do t’ju ndodhë më

Shutterstock

Do të mahniteni nga ky truk i thjeshtë

Është e rrallë që dikush mund ta kalojë perin në vrimën e gjilpërës në provën e parë.

Shumica humbasin kohë duke u përpjekur që ta bëjnë këtë gjë.

Posaçërisht kanë problem personat e moshuar, por edhe atyre të rinjve jo rrallë peri u shtrembërohet apo u shprishet, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ka një truk që do t’ju ndihmojë. E gjitha që duhet të bëni është të merrni një brushë dhëmbësh.

Vendoseni perin në brushë, pastaj vrimën e gjilpërës vendoseni në pe dhe shtypeni në mënyrën e treguar në video.

 #ideas #tipsandtricks #satisfying #oddlysatisfying #USA #ideatimes #foryou #fypシ ♬ original sound – EX7STENCE™

/Telegrafi/