Telegrafi

Nuk mund ta duronte vajzën 18-muajshe duke qarë, edukatorja filmohet duke e keqtrajtuar në një çerdhe në Kazakistan (Video, +16)

Një edukatore nga Kazakistani është duke u përballur me drejtësinë, pasi akuzohet për torturim të një vajze 18-muajshe në çerdhe.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar Nana Barkalaya duke qarë vazhdimisht, kurse edukatorja Umit Pirmakhanova, 50-vjeçe, ia mbulonte kokën me batanije, transmeton Telegrafi.

Raportohet se njëra nga asistentet e edukatoreve ishte dëshmitare e kësaj ngjarje të tmerrshme në një çerdhe në Temitau të Kazakistanit, por ishte frikësuar të ndërhyn.

Ajo dëgjohej duke i thënë foshnjës që të ndalet përndryshe e priste ndëshkimi, kurse ajo tani është duke u përballur me drejtësinë.

Kjo nuk është hera e parë që akuzohet për keqtrajtim të foshnjave, kohë më parë ajo ishte dënuar me 75 ditë burgim për një rast të ngjashëm. /Telegrafi/