Telegrafi

Nuk mund ta besoni se kush e shkaktoi këtë dëm në aeroplan (Foto)

Aeroplani që ishte nisur nga Kajro i Egjiptit, është dashur të bëjë aterrim emergjent, pasi është përplasur me një zog.

Pjesa e përparme apo “hunda” e këtij Boeingu 737, është dëmtuar keq pas takimit të papritur me shpendin, transmeton Telegrafi.

Incidenti ka shkaktuar turbulenca, mirëpo asnjë nga 71 udhëtarët nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Pas aterrimit të detyruar në Londër, është dashur të punohet mbi 20 orë që të riparohet kjo pjesë e dëmtuar.