Telegrafi

“Nuk muj me ta fal” kënga e re nga Albatrit Muqiqi

Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re muzikore sidomos prej kohës që u bë baba.

Por, duket se Albatrit Muqiqi ka vendosur më në fund të sjell një këngë të re për tregun shqiptar.

“Nuk muj me të fal”, titullohet kënga e re, të cilën pritet ta sjell edhe me një video.

Kjo e fundit është xhiruar nga video kompania prizrenase XL Films.

Gjersa duhet të përmendin se ndihmë i kanë dhënë edhe Kledi Bahiti si dhe Rinor Hykolli.

Theksojmë se kënga e fundit që solli Albatriti është “Po Du Met Pa”, në bashkëpunim me Genta Ismajlin.

Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë vit i artistit që ka paralajmëruar edhe disa të tjera për 2018. /Telegrafi/