Zhaklina Lekatari ka qenë opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania 2.
Ajo ishte e ftuar së fundmi në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas” bashkë me Kristi Aliajn, ku mes tjerash u diskutua edhe dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.
E njëjta theksoi se nuk ka marrë ndonjë ftesë dhe se në këtë kohë nuk do të mund të shkonte për shkak të angazhimeve që ka.
Pjesë nga biseda në studio:
Donaldi: A të kanë ftuar?
Kristi: Si ta them… nuk më kanë ftuar.
Romeo: Po ti Zhak?
Zhaklina: Jo, nuk më kanë ftuar.
Donaldi: Po Arbri do jetë?
Zhaklina: Nuk e di.
Donaldi: Po ç’është ky seksizëm?
Zhaklina: Nuk është seksizëm. Ka të bëjë me marrëdhënie personale, të cilat ndoshta me Arbrin i kanë më të zhvilluara dhe me mua pak më të largëta.
Donaldi: Çfarë po thua, prisja të thoshe seksizëm.
Kristi: Sepse Zhaklina është person ‘non grata’.
Romeo: Nëse sonte të vjen një mesazh ‘të harruam fare, merr avionin dhe hajde.
Zhaklina: Jo, sepse kam angazhime këtë fundjavë dhe nuk mund të ndërpres angazhimet e mia që të marr avionin dhe të shkoj. /Telegrafi/