Site icon Telegrafi

Nuk mori 10 në provim, 18-vjeçarja vetëvritet (Foto)

Një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pasi nuk mori rezultatin maksimal në provim.

Harpreet Kaur Hallaith ishte një studente e talentuar dhe studionte në kolegjin prestigjioz të Wolverhampton.

“Daily Mail” shkruan se ajo duhej të merrte dy A (ekuivalente me 10 në Shqipëri) me yll dhe dy A në mënyrë që të ndiqte studimet për histori ruse në Universitetin e Durhamit.

Por në provimi e 18 gushtit, ajo kishte marrë vetëm një A dhe dy Bs, në rusisht, latinisht dhe në histori.

Si pasojë, notat e 18-vjeçares ishin mjaft të mira për të vazhduar studimet në Universitetin e Edinburgut. Ata natë, vajza la shtëpinë e saj për të dalë në një shëtitje, transmeton shekulli.

Ajo nuk u kthye atë natë dhe prindërit e shqetësuar e raportuan të humbur. Policia nisi menjëherë kërkimet dhe e gjeti vajzën rreth 11 milje në Brifgnorth Shropshire, së bashku me një shënim.

Exit mobile version