Manchester United po kërkon transferimin e një tjetër sulmuesi pasi kanë nënshkruar me Joshua Zirkzee.
Erik Ten Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta përforcojnë skuadrën me një tjetër sulmues dhe Ivan Toney është objektivi i klubit.
Sipas mediave angleze, Erik ten Hag e ka identifikuar Toneyn si një opsion të vlefshëm për të forcuar repartin ofensivë veçanërisht duke pasur parasysh se sulmuesi nuk është i gatshëm të rinovojë kontratën e tij me Brentford.
Në dy verat e fundit, Manchester United ka shtuar dy sulmues në skuadrën e tyre. Rasmus Hojlund, i cili erdhi sezonin e kaluar, ka shfaqur shkëlqime cilësore me 16 gola në sezonin e tij të parë, derisa javë më parë kanë nënshkruar edhe me Joshua Zirkzee.
28-vjeçari Toney vazhdimisht është lidhur me top klubet angleze dhe Ten Hag dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij nga sezoni i ri.
Përkundër se Brentford e vlerëson lartë yllin e tyre, Manchester United nuk është gati të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për anlgezin.
Nga ana tjetër Toney po kërkon një kontratë të konsiderueshme, me shifra që mund të arrijnë 250,000 funte në javë në destinacionin e tij të ardhshëm, dhe United ka potencialin për të përmbushur këto pritje financiare. /Telegrafi/