Site icon Telegrafi

Nuk miratohet Marrëveshja për reformën e sistemit të ndihmës sociale në Kosovë

Me 63 vota për, 24 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar Marrëveshjen e projektit të reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë.

Kjo kredi ishte nënshkruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) në vlerë prej 47 milionë eurove.

Qysh në gusht të vitit të kaluar, MFPT-ja ka të publikuar në ueb-faqen e saj një projekt për reformën sociale, që thuhet se ka për qëllim të zbusë varfërinë.

Me të, siç thuhet në dokument, synohet “të përmirësohet sistemi i ofrimit të mbrojtjes sociale”, si dhe “të promovohet aktivizimi i përfituesve të ndihmës sociale në tregun e punës”.

Dokumenti, megjithatë, nuk ofron detaje se si mund të realizohen këto dhe çështje të tjera që përmenden aty.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 26 mijë familje me mbi 102 anëtarë kanë marrë asistencë sociale nga Buxheti i shtetit të Kosovës.

Shuma e rregullt që marrin këto familje është nga 60 deri në 180 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version