Telegrafi

Nuk mësonte matematikë, babai e luhatë sipër lumit dhe kërcënon se do ta hedhë (Video)

Babai i paemëruar nga Sichuan i Kinës, e ka vënë të birin në një luhajë dhe e ka lëshuar pranë sipërfaqes së lumit.

Në këtë formë, ai e ka kërcënuar se do ta lëshoi shtatëvjeçarin, sepse nuk po mëson sa duhet matematikë, transmeton Telegrafi.

Derisa fëmija qante dhe përgjërohej ta ngritin lartë, të pranishmit qeshin dhe talleshin me të.

Mirëpo, shikuesit e videos që mund ta shihni më poshtë, nuk e kanë marrë si diçka komike, por veprimin e prindit e kanë konsideruar si të ulët.

“Të gjithë e duan më të mirën për fëmijën, por kjo metodë është e tepruar”, është një nga komentet lidhur me rastin.

Pos turpërimit në publik, babai akuzohet se i ka dhënë frikë të madhe si dhe fobi të mundshme nga uji. /Telegrafi/