Presidenti Alexander Lukashenko ka aprovuar përbërjen e qeverisë së re të Bjellorusisë, dhe emëroi Roman Golovchenko si kryeministër, me gjithë protestat e opozitës, e cila kërkon përsëritjen e zgjedhjeve pasi i konsideron të manipuluara.
Sidoqoftë, kandidatura e tij duhet të konfirmohet në Dhomën e Ulët të Parlamentit.
Ministri i Jashtëm, Vladimir Makei, ministri i Brendshëm, Yuri Karayev, ministri i Shëndetësisë, Vladimir Karanjik dhe ministri i Informacionit, Igor Lucki, mbajtën vendet e tyre në qeveri.
Emërimi i qeverisë së re pas zgjedhjeve presidenciale është paraparë me Kushtetutën e Bjellorusisë.
Në fillim të qershorit, presidenti i Bjellorusisë nënshkroi një dekret që shpërndau Qeverinë e vendit.
Presidenti emëroi Roman Golovchenko si kryeministër, i cili deri atëherë kishte qenë kryetari i Komitetit Shtetëror Ushtarak-Industrial.
Pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në Bjellorusi kanë shpërthyer protestat e opozitës, e cila konsideron fitoren e presidentit të manipuluar dhe po kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, pro mbajtjes të të cilave është shprehur sot edhe BE, i cili nuk e njeh Alexander Lukashenko për president dhe e ka shpallur person non-grata. /kp/Telegrafi/