Telegrafi

Nuk merren vesh për ashpërsimin e paktit të stabilitetit

Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, pas një takimi në Bruksel tha se ekziston konsensusi që rregullat e paktit në të ardhmen duhet të zbatohen më me rigorozitet.

Edhe sanksionet kundër shteteve që shkelin limitin e deficitit buxhetor do të vendosen më herët. Komisioneri i BE-së për valutën. "Sanksionet duhet të vihen në veprim gati në mënyrë automatike dhe herët, në mënyrë që ato të kenë efekt parandalues. Kjo është e rëndësishme që të sigurojmë ashtu siç duhet disiplinimin e buxheteve", tha Olli Rehn pas takimit Transmeton Deutsche Welle.

Pikërisht në futjen e automatizmit për vendosjen e gjobave nuk pati ujdi. Ministrja franceze e Ekonomisë, Christine Lagarde këmbënguli për lënien e hapësirave të veprimit politik në këtë çështje, ndërsa, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, mbështeti futjen e gjobave që vihen në veprim automatikisht nëse shkelen kriteret.

Qëllimi i ashpërsimit të paktit të stabilitetit synon mënjanimin e krizave si ajo e Greqisë. /Telegrafi/