Site icon Telegrafi

BE nuk merr vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministrat e jashtëm të BE-së nuk kanë marrë vendim për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, tha Ministrja e Jashtme finlandez Titi Tupurainen pas një takimi të Këshillit të Ministrave të Jashtëm në Luksemburg këtë pasdite.

Ajo shtoi se çështja do të diskutohet nga liderët e BE-së në Samitin që do të mbahet ka fundi javës.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn tha se ai shprehet i penduar që nuk ishte arritur asnjë marrëveshje dhe se ky nuk ishte momenti më të mirë të Evropës.

“Më vjen shumë keq që anëtarët nuk vendosën të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky nuk është momenti më i mirë i Evropës, kjo është hera e tretë që për 16 muaj të diskutojmë për këtë çështje të rëndësishme”, tha Hahn./Telegrafi/

Exit mobile version