Një njeri hyn në një lokal dhe sheh një shok të vjetër duke pirë vetëm. Duke iu afruar i thotë:
– Dukesh keq. Cili është problemi?
– Nëna më vdiq në janar – thotë ai – dhe më la 25.000 euro.
– Sa keq, kjo është e rëndë – reagon miku.
– Pastaj në shkurt – vazhdon ai – më vdiq babai duke më lënë 50.000 euro.
– Të dy prindërit për dy muaj? Prandaj je në depresion – e ngushëllon miku.
– Dhe muajin e kaluar më vdiq halla e më la 10.000 euro…
– Tre anëtarë të familjes të vdiqën për tre muaj? Sa e pikëlluar.
– Pastaj, këtë muaj… nuk vdiq askush… nuk fitova asgjë!