Telegrafi

Nuk mbylli restorantin dhe sulmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Graçanicë

FotoL Ar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, menaxher i një restoranti pasi nuk kishte respektuar vendimi e Qeverisë së Kosovës lidhur me COVID-19.

Policia në restorant kishte hasur në 13 persona si klient dhe katër femra punëtore të lokalit.

Rasti ka ndodhur më 21 mars në ora 23:23 në rrugën Graçanicë-Gjilan.

I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor, i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/