Telegrafi

Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë, mungojnë disa anëtarë të saj

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk është mbajtur sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtarët e Kryesisë Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe dy anëtarë nga minoritetet.

Mbledhja e Kryesisë u shty për një ditë tjetër.