Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që nga mëngjesi ishte në inteperlancë.
– E para ishte interpelanca sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
– E dyta ishte interpelanca sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.
– E treta ishte sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Por, kjo e fundit është shtyrë për një ditë tjetër.
Kryeministri kishte angazhime pas orës 20:00, kështu interpelanca e tretë është shtyrë, deri në një vendim tjetër të kryesisë, bashkë me vazhdimin e seancës paraprake për të votuar disa çështje që kanë mbetur ende pa u votuar, për mungesë të kuorumit.KP/Telegrafi/