Telegrafi

Nuk luajti fare me Zurichun, Kukeli po bëhet babë i dy binjakëve

Skuadra zvicerane Zurich ka luajtur dje në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Steaua Bucurestit.

Por ajo që çuditi të gjithë ishte se Burim Kukeli nuk ishte në fushë por as në bankën rezervë.

Është mësuar edhe arsyeja se pse Kukeli ka braktisur Rumaninë për të udhëtuar me urgjencë në drejtim të Zvicrës.

Bashkëshortja e mesfushorit gjakovar është në spital duke pritur t’i lindë dy binjakë.

Zonja Kukeli ka pasur disa probleme dhe kjo është arsyeja që Burimi ka marrë leje nga klubi për të udhëtuar drejtë Zvicrës.

Gjithsesi tani gjendja e saj është mirë dhe pritet që së shpejti të bëhet lindja e binjakëve. /Telegrafi/