Lëvizja Feministe Studentore sot kanë protestuar sërish para Rektoratit të Universitet të Prishtinës, duke kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqit i cili dyshohet për ngacmim seksual të studentëve.
Mirëpo, gjatë protestës aktivistët e kësaj Lëvizje kanë bllokuar derën e rektoratit duke mos lejuar që të dalin jashtë nga objekti anëtarët e Këshillit të Etikës.
Policia e Kosovës ka reaguar duke nxjerr nga objekti aktivistët e kësaj Lëvizje.
Telegrafi përmes fotografive të fotoreporterit, Ridvan Slivova ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/