Site icon Telegrafi

Nuk lejohet të votojë, kishte të veshur bluzë me mbishkrimin e një subjekti

Organizatat Jo-Qeveritare, IKD, INPO dhe GLPS njoftojnë se në Komunën e Mitrovicës, një person ka tentuar të votojë duke pasur të veshur një bluzë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik.

Policia e Kosovës e ka lejuar të hyjë për të votuar në objektin e shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”,  personin i cili kishte të veshur bluzë me mbishkrime të një subjekti të caktuar politik. Megjithatë, i njëjti nuk është lejuar të votojë nga drejtoresha e shkollës në fjalë.

IKD, GLPS dhe INPO ka akredituar 65 monitorues mobil, të cilët do të jenë në lëvizje të vazhdueshme në 38 komunat e Republikës së Kosovës për të raportuar për performancën e institucioneve të drejtësisë për të gjitha rastet eventuale ku mund të rrezikohet kryerja e veprave penale kundër të drejtave të votimit. /Telegrafi/

Exit mobile version