Por masat e sigurisë të marra për garantimin e saj janë mjaft të forta, njëlloj me vizitat e zyrtarëve të lartë si Presidenti amerikan George W. Bush dhe Papa Françeskut vjeshtën e kaluar.
Por pavarësisht angazhimit të 2300 efektivëve të policisë, në mesin e tyre dhe agjentë civilë mbrëmjen e djeshme pas mbërritjes në Tiranë, autobusi i lojtarëve serbë u qëllua me gur.
Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium.
Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në stadium do të lejohen vetëm këto veshje: Shalli me flamurin kuq e zi; Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”; Flamuri kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër; Shalli me mbishkrimin “Plisat”.
Gjithashtu policia bën me dije se nuk do të lejohen banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”; asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Harta Etnike”; asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”; Asnjë bluzë ose shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës; në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.