Ky truk do t’ju kënaqë
Tavolinat e qelqit, syzat e dollapëve, dyert e dushit dhe sipërfaqet e tjera, besoni apo jo, mund të pastrohen në mënyrë të përsosur me një solucion me zbutës rrobash.
Solucioni do të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e mbetjes së pluhurit në sipërfaqet e xhamit dhe gjithashtu nuk do të lërë njolla të yndyrshme, por nuk do të lërë as leqe, transmeton Telegrafi.
Është e lehtë për t’u përgatitur – duhet të përzieni vetëm një masë zbutës me katër masa ujë.
Aplikojeni solucionin në një leckë të pastër pambuku, fshini sipërfaqet e xhamit dhe në fund lustrojeni me një leckë të thatë. Do t’ju kënaq rezultati, por edhe aroma.
Është më praktike ta ruani këtë solucion në një shishe të vjetër detergjenti enësh.
Është më praktike ta ruani këtë solucion në një shishe të vjetër detergjenti enësh, ose në atë me pompë, për aplikim më të lehtë. /Telegrafi/