Telegrafi

Nuk largohet nga fshati sepse macet mbesin të uritura (Video)

Akgün, e cila ka humbur burrin e saj dhe nuk ka fëmijë, jeton vetëm në shtëpinë e saj në fshatin Yukarışehirören.

Në vitet e mëparshme ajo dimrin e kaloi në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut dhe me shqetësimin se macet për të cilat kujdeset që nga vera do të mbeten të uritura, pavarësisht nga kushtet e motit nuk largohet nga fshati.

Ajo çdo ditë rregullisht iu jep ushqim mbi 20 maceve të cilët mblidhen para shtëpisë së saj. Për gazetarin e AA-së, Münevver Akgün tha se nuk mund t’i lë macet me të cilat është shumë e lidhur me ta, dhe të shkojë në shtëpinë e saj në qendrën e qarkut.

Duke treguar se me dashuri kujdeset për macet, Akgün u shpreh se: ”Unë ata për hir të Zotit i dua shumë. Nëse i lë ata dhe shkoj do të mbeten të uritura në dimër dhe ftohtë”.