“Ne shumë shpejt do të kemi një takim me të dhe besoj se do të qëndrojë. Ai duhet të pranojë suspendimin me Teodon që i është bërë dhe ta pranojë këtë si këshillë. Edhe ne do të diskutojmë me të. Do t’i shohim edhe kërkesat e tij, por besoj se ai do të qëndroj deri në fund të sezonit, madje edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë Gashi për ‘Sport Plus’.
Ai ka folur edhe për humbjen e fundit me Teodo Tivatin. “Sigurisht se jemi të zhgënjyer, por nuk kishim fat. Të gjithë e duam basketbollin, por duhet të pajtohemi me këso humbje. Nuk janë si ato kundër Sigal Prishtinës. Angazhimi ka qenë i madh nga lojtarët tonë dhe nuk mund të ankohemi”, theksoi i pari i klubit pejan.
Peja ndodhet në vendin e tetë në Ligën Ballkanike me gjashtë fitore dhe tetë humbje. Takimin e ardhshëm do ta luajë ndaj Galil Gilboas si mysafir. /SportPlus/Telegrafi/