Një grua në Tajvan është shkurorëzuar nga bashkëshorti i saj, pasi që i ky fundit i kishe lexuar mesazhet e saj dërguar në rrjetet sociale dhe nuk i kishte kthyer përgjigje.
Aplikacioni kishte treguar se bashkëshorti i saj i kishte hapur mesazhet, por i ka injoruar duke mos i shkruar prapa.
Gjyqtari në gjykatën e çështjeve familjare të qarkut Hsinchu, kishte vendosur këtë muaj në favor të gruas në kërkesën e saj për divorc, duke marrë për bazë dëshmie ‘tikun e kaltër’ një term që i referohet aktit të leximit, por që nuk i është përgjigjur mesazheve të dikujt, shkruan BBC.
Koncepti vjen nga aplikacionet e mediave sociale si WhatsApp dhe Line, të cilat përdorin njoftimet e tastit për të treguar kur dikush ka marrë dhe ka lexuar mesazhin tuaj.