Shqetësimeve se në Pallatin e Drejtësisë ka mungesë të madhe të oksigjenit dhe se si pasojë e kësaj janë alivanosur shumë persona, i është përgjigjur Bashkimi Evropian, që është edhe njëri ndër investitorët kryesor të ndërtimit të Pallatit.
Në një përgjigje dhënë për Tribuna Channel, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Komisionit Evropian, ka thënë se janë në dijeni për ankesat, porse sipas saj nuk është konstatuar ndonjë parregullsi në aspektin e ajrimit.