Site icon Telegrafi

Nuk kishte para të shlyente borxhet, gangsteri preu gishtin e vogël në prani të bosit (Foto)

Një gangster e ka prerë gishtin e vogël, pasi nuk kishte të holla t’ia paguante borxhet.

Pamjet rrëqethësen janë realizuar në Taoyan të Tajvanit, kur ai ishte ftuar nga bosi i grupit kriminal Triad, pasi nuk ishte paraqitur për një kohë, transmeton Telegrafi.

Videoja që është larguar nga interneti, e tregon 50-vjeçarin e njohur vetëm si Sun, që kishte rënë në dy gjunjë në dysheme, me një thikë të madhe në dorën e djathtë.

Sun derisa e priste gishtin me thikë

“Të gjitha gabimet dhe borxhet, po i shlyej duke e prerë gishtin. Shpresoj se do të më falni” ka thënë Sun, para se të nisë prerjen në qetësi të plotë.

Pasi shkëputi gjysmën dhe gjaku i rrjedhë dorës, ai vazhdoi ta mbante qetësinë dhe nuk tregonte se po ndjente dhimbje.

Pas prerjes së gishtit për borxh

Bosët e këtyre bandave, janë të njohura për kërkimin e prerjes së gishtit, për ata që nuk arrijnë t’i shlyejnë borxhet, ose duan të dalin prej grupit të organizuar. Kjo për shkak se ata që nuk e kanë këtë gisht, e kanë të vështirë të mbajnë dhe manovrojnë me thikë dhe shpatë.

Teknikën ndëshkuese, besohet se e kanë trashëguar nga Yakuza, grup kriminal me bazë në Japoni. /Telegrafi/

Exit mobile version