Site icon Telegrafi

Nuk kishte para për operacion, sëmundja e kthen burrin në një “përbindësh” (Foto,+16)

Një burrë nga një fshat afër Rizhao City të Kinës ka qenë i detyruar të jetojë me një masë gjigante në gushë për më shume se 10 vjet.

Liu Zhihe (56) vendosi që të sakrifikonte shëndetin për të kursyer para për familjen e tij, duke mos marrë trajtim mjekësor, përcjell gsh.

Burri që ka punuar si fermer, tani po u bën thirrje banorëve të fshatit që ta ndihmojnë atë me para, për të përballuar kostot e kurimit.

Sipas Liu, rreth 10 vjet më parë vuri re një gungë në gushë, e cila kishte madhësinë e një veze.

Ai shkoi që ta shihte tek doktori, ku ky i fundit i tha atij se lipoma duhej hequr me operacion, i cili kushtonte rreth njëmijë dollarë.

Atë kohë burri nuk mund ta përballonte kurimin, e për pasojë masa iu rrit në të gjithë qafën.

Ai shkoi serish në spital dhe atje i thanë se operacioni tanimë do t’i kushtojë rreth 6 mijë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version