Telegrafi

Nuk kishte mundësi të përballonte shpenzimet për një operacion, mbi 20 vite shëtitet me zorrët në qese plastike (Foto)

Një grua, e cila prej 20 vitesh jeton me zorrët jashtë trupit, është e detyruar t’i mbajë ato në një qese plastike, të futur në një çantë në brez.

80-vjeçarja Hubei Wuxue duket se nuk e ka aspak problem një gjë ë tillë, madje ajo i fsheh ato në mënyrë të tillë sa nuk dallohen.

Problemi i saj filloi në 1971, kur iu nënshtrua një operacioni. Diçka shkoi keq, gjë që çoi në këtë anomali.

Duke mos patur mundësinë që të përballonte shpenzimet për një operacion që do t’ia vendoste zorrët brenda në trup, Hubei ka jetuar që prej asaj kohe në këtë gjendje, transmeton tvklan.

Sipas familjes së saj, gruaja ka 20 vite që jeton me zorrët jashtë dhe mbetet e paqartë nëse ka ndërmend që një ditë t’i nënshtohet një operacioni për rregullimin e tyre.