Telegrafi

Nuk kishte miq, por Facebook i solli 300 persona në ditëlindje (Video)

Familja e Eubankit nuk ishte e sigurt se kush do të vije në ndejën e organizuar nga ata për ditëlindjen e djalit të tyre, pasi që ai kishte probleme në të zënit miq, transmeton Telegrafi.

Por, një postim i nënës së tij në Facebook, ku bënte thirrje për ndihmë, është shpërndarë në mënyrë virale.

Rreth 300 persona u shfaqën në ndejën e ditëlindjes së dhjetë të Camdenit, ku përveç dhuratave të panumërta që morri personalisht, ai morri edhe shumë dhurata nga e gjithë bota në saje të ueb-faqes Reddit.
Për ta parë videon, klikoni KËTU. /Telegrafi/