Site icon Telegrafi

Nuk kishte kushte për të blerë kompjuter, braziliani 10-vjeç përdor tabletin e dyqanit të Samsungut për t’i bërë detyrat

Një video amatore që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe që për pak kohë u bë virale, shfaq një djalë 10-vjeçar i cili në mungesë të kompjuterit personal, kishte vendosur që detyruat e shtëpisë nga lënda e gjeografisë t’i kryej brenda një dyqani të Samsungut në një qendër tregtare në Brazil.

Bëhet fjalë për vogëlushin Guilherme i cili nuk kishte pasur kompjuter në shtëpi dhe kështu kishte vendosur të bëjë zgjedhje për t’i përfunduar në kohë detyrat – duke shkuar në dyqanin e Samsungut, ku përdori një tablet të tyre, transmeton Telegrafi.

Mediat braziliane raportojnë se zyrtarët e Samsung pasi mësuan për historinë e tij, vendosën t’i dhurojnë një tablet dhe madje e siguruan për çdo defekt që mund t’i shfaqet gjatë punës me të në të ardhmen do t’ia riparojnë pa kurrfarë problemi.

Megjithatë nuk ishin vetëm menaxhmenti i Samsung që u prekën nga historia e tij, por edhe shumë bashkëkombës që kontribuuan për t’i blerë një shtëpi familjes së tij që jeton me qira. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4jORgaszuGA

Exit mobile version