Policia e Sakramentos në Shtetet e Bashkuara, ka filluar hetimet kundër një zyrtari policor i cili ishte përfshirë në rrahjen e një afrikano-amerikani.
E gjithë kjo ngjarje ndodhi vetëm, pse i riu me ngjyrë nuk kishte kaluar rrugën në vija të bardha, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar në internet, shfaqet momenti kur burri i identifikuar si Nendi Kain Junior mundohet të kalojë rrugën në udhëkryq, dhe aty fillojnë telashet me policin.
Pas fjalosjes disa sekondëshe situata doli nga kontrolli, dhe kështu polici përplas për tokë për burrin të cilin më pas fillon ta godas me grushta nëpër kokë.
Por brenda pak sekondave në ndihmë policit i del kolegu i ti,j i cili e asiston gjatë arrestimit.
“Kain është akuzuar për pengim të detyrës zyrtare të policit, por kjo akuzë më vonë është tërhequr dhe kështu është liruar”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/