Telegrafi

Nuk kishte durim të pret derisa të montohen pjesët “vitale” të veturës, vendosë ta vozit pa timon – duke përdorur çelës mekanik (Video)

Ky është momenti i pazakontë kur një burrë vendosë të vozit veturën pa timon, duke gjetur një zgjedhje të përkohshme “kreative”.

Ai në vend se të priste që të montohen pjesët vitale të veturë, ai vendosi ta ndezë dhe të del në rrugë, por në vend të timonit ai e ngjiti një çelës mekanik me të cilin i sillte rrotat, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shfaqet burri i cili mban me njërën dorë çelësin mekanik dhe shëtitet në rrugë e mbushura me vetura.

Por, është interesant se si ai dukej i qetë derisa po voziste dhe atë me shpejtësi bukur të madhe, ndërsa pamjet që i filmoi i publikoi në Facebook, dhe deri më tani është shikuar nga më shumë se 1.6 milion persona. /Telegrafi/