Site icon Telegrafi

“Nuk kishte asnjë problem”, zbardhet dëshmia e babait të 33-vjeçarit që u qëllua me armë në Shkodër

Ramazan Mataj është vrarë me armë zjarri në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

Babai i viktimës, i pyetur paraprakisht nga policia ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion se pse ka ndodhur ngjarja.

Ai ka thënë se djali nuk kishte probleme dhe as shqetësime. Komunikimin e fundit me të e ka patur mbrëmjen e kaluar dhe djali nuk i ka treguar asgjë.

Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Lexo po ashtu Vrasje me armë zjarri në Shkodër, një burrë qëllohet brenda makinës në fshatin Dragoç

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, sipas njoftimit të policisë.

Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së 33-vjeçarit dhe identiteti i autorit apo autorëve, ndërsa po hetohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë./tch/

Exit mobile version