Telegrafi

“Nuk ki me kon”, kënga më e re nga Erza dhe Don Phenom

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Don Phenom, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Nuk ki me kon” mban titullin kjo këngë, ndërsa vjen në bashkëpunim me artisten Erza Halimi.

Ky projekt vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, me një paraqitje mjaft atraktive të këngëtares.

Erza Halimi dhe Don Phenom në këngën e re (Foto: YouTube)

Tekstin e kanë shkruar vetë artistët, kurse për ‘beatin’ është përkujdesur RZON MUSIC dhe Pllumb.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Don Phenom

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes, të cilin tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube.

Përndryshe, “Njo si ti”, “Andale” në bashkëpunim me Valza Zhegrovën, “Big Booty” me Stresin, “Haram” me Vigg Popën, “Çohu” dhe “Dilema” në duet me Ronela Hajatin, janë vetëm disa nga projektet më të suksesshme të Don Phenom të lansuara gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, Erza është një artiste e re e skenës tonë muzikore dhe para duetit me reperin shqiptar lansoi një këngë solo të titulluar “Për Ty”. /Telegrafi/