Telegrafi

Nuk keni tenja, por keni vërejtur vrima në trikon dhe bluzën tuaj? Ja pse shfaqen ato – “fajtorët” janë gjërat krejtësisht të papritura

Madje edhe në një rrobë e re ndonjëherë do të shfaqen shpejt, dhe ju do të “çmendeni” duke u përpjekur të mësoni se nga kanë ardhur ato aty

Makina larëse funksionon siç duhet, ju nuk e keni kapur trikon në ndonjë bizhuteri apo diçka të tillë, ndërsa vrimat janë ende aty.

Ekspertët thonë se është faji i rripit apo xhinseve! – transmeton Telegrafi.

“Pjesa e poshtme e fanellës ose e trikos është pika kryesore e konsumimit, ku pëlhura fërkohet me gjërat e ngurta. Ato mund të jenë rripi juaj, ndonjë pullë në xhinse, ose pjesa e sipërme e xhinseve me një bel të thellë. Fërkimi, veçanërisht nëse përsëritet, do të konsumojë pëlhurën në ato vende dhe do të shfaqen vrima”, thotë Bayard Winthrop, i cili punon në industrinë e tekstilit dhe ka një markë mode.

Ai thotë se vetë pëlhura shpesh është fajtori, sepse “moda e shpejtë” dikton që fanellat, madje edhe trikot, të kushtojnë sa më lirë.

Fijet do të jenë më të holla dhe me cilësi më të dobët, prandaj vrimat do të formohen më shpejt.

Gjëra të tjera që bëjnë vrima të bezdisshme përfshijnë vendosjen e xhinseve me zinxhir metalik ose sytjena me grepa në rrobalarëse së bashku me copa delikate të rrobave, por edhe me thonj të gjatë artificialë nëse shpesh “e prekni” bluzën ose e tërhiqni, i fusni në pantallona… /Telegrafi/