Site icon Telegrafi

“Nuk keni parë asgjë akoma”, Thierry Henry parashikon të ardhme të ndritur për Michael Olise

Legjenda franceze, Thierry Henry e ka lavdëruar talentin francez, Michael Olise, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për të.

Olise ka qenë një lojtar kyç në rrugëtimin e ekipit kombëtar të Francës drejt finales, duke filluar në katër nga pesë ndeshjet.

Ai u pushua për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, pasi ekipi i tij kishte siguruar tashmë një vend në fazën e eliminimit direkt.

 

22-vjeçari shënoi dy herë, duke përfshirë një gol vendimtar në fitoren 3-1 në shtesë në gjysmëfinalen ndaj Egjiptit, duke ndihmuar ekipin e tij të arrinte ndeshjen e për medaljen e artë në Parc des Princes në Paris.

Ai gjithashtu bëri 5 asistime gjatë turneut të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, duke bërë që shumë të flasin për të.

Njëri nga ta është edhe legjenda franceze, Henry, i cili ka parashikuar një të ardhme të ndritur për lojtarin e ri të Bayern Munichut.

Lexo po ashtu Zyrtare: Olise është i Bayernit

“Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, dhe ju nuk keni parë asgjë ende, është vetëm fillimi. Nuk ndodh shpesh që të merrni lojtarë të tillë”, ka thënë Henry.

Ndryshe, paraqitjet e forta të Olise pasojnë një sezon mbresëlënës me Crystal Palace, ku ai shënoi 10 gola dhe dha gjashtë asistime në vetëm 19 ndeshje në Ligën Premier, pavarësisht se u përball me lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version