Site icon Telegrafi

Nuk keni para? Huazoni ato nga fëmijët

Sipas rezultatit të një studimi të bërë, 44% e këtyre prindërve kanë thënë se nga arkat e fëmijëve të tyre kanë “huazuar” prej 200 deri në 500 funte.

Një pjesë e tyre kanë thënë se këto para i kanë huazuar për t’i paguar faturat, ndërsa pjesa tjetër, për të riparuar prishjen e makinës, për ndonjë udhëtim të paparashikuar, për riparim në shtëpi, ose edhe për dhurata të Krishtlindjes.

Dy tretat e këtyre prindërve kanë thënë se paratë nuk kishin arritur t’i fitonin në ndonjë mënyrë tjetër – ndërsa 80% e tyre kanë garantuar se këto para do t’ua kthejnë fëmijëve të tyre.

Ky studim është realizuar nga Instituti OnePoll dhe shoqata Engage. /Telegrafi/

Exit mobile version